Flash

Italia me të njëjtin problem si Shqipëria: "Kinematë 100% kapacitet e stadiumet 75%, nuk është e mundur"

Lapsi.al 8 November 2021
Italia me të njëjtin problem si Shqipëria: "Kinematë

30% e kapacitetit të stadiumeve të lejueshme nga Ministria e Shëndetit në vendin tonë, ndërsa supermarketet e restorantet janë me kapacitet të plotë, ashtu si koncertet që zhvillohen po brenda të njëjtit stadium, ku në futboll i reduktohet prezenca. Në Itali, situata është më e mirë në krahasim me vendin tonë, por megjithatë Presidenti i Lega A, Paolo Dal Pino, ka ngritur zërin ndaj paradoksit: "Ne besojmë se leja e gjelbër ishte thelbësore, por duhet të jetë e vlefshme. Nuk është e mundur të kemi 100% të audiencës në kinema të mbyllura dhe 75% në stadiume. E jona është një industri, ne konkurrojmë në shkallë ndërkombëtare, në Angli që nga muaji gusht janë në 100% stadiumet dhe kanë 20 mijë infeksione në ditë, në Spanjë që nga fillimi i tetorit i kanë stadiumet 100% dhe në raport me popullsinë kanë një numër infeksionesh të ngjashme me tonat. Jemi përpara vendeve të tjera në lidhje me këto të dhëna".

Presidenti i Lega A, nuk ka ngurruar të bëjë edhe shpjegimin e mungesës së triumfeve te skuadrat italiane: “Derbi ishte një spot i mrekullueshëm, një ndeshje e bukur, mëkat që nuk kishte 100% të publikut të pranishëm, si dhe për Itali-Zvicër, një ndeshje thelbësore për kualifikimin për Kupën e Botës - vazhdoi ai - Ndeshja e djeshme mund të kishte bërë një milion e gjysmë më shumë, po të ishte mbushur stadiumi, si dhe për ndeshjet e Champions League. Pastaj tifozët nuk duhet të habiten nëse skuadrat tona janë të detyruara për të shitur lojtarë për të konkurruar".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI