Flash

“Shko gjej një skuadër tjetër, ku**ë e ndyrë…”: trajneri i Estremaduras merr kartonin e kuq… se 'mbyti' lojtarin e tij

Lapsi.al 8 November 2021
“Shko gjej një skuadër tjetër, ku**ë e

Kohë të vështira për Extremadura, ata janë në zonën e rënies në Primera Division RFEF në Spanjë, kategoria e tretë, me vetëm 12 pikë. Për më tepër, këtë të diel ata humbën sërish në fushën e tyre 1-2 kundër DUX Internacional de Madrid, në stadiumin Francisco de la Hera. Trajneri i tij, Manuel Mosquera, u përjashtua me karton të kuq pasi u konfrontua me një futbollistin e tij dhe e kishte shkundur fort në disa momente. Relacioni i arbitrit të ndeshjes përfshinte edhe shpjegimin për atë ngjarje: “Duke iu drejtuar një lojtari të ekipit të tij në pankinë, me termat e mëposhtëm: “Shko gjej një skuadër tjetër, ku**ë e ndryrë…”, duke e mbajtur për fanelle në lartësinë e gjoksit dhe duke e shkundur, madje u desh ta ndante pjesa tjetër e stafit teknik”.

Megjithatë, Mosquera konfirmoi në konferencën e mëvonshme për shtyp se nuk i vjen keq për incidentin: "Pashë që Musa nuk kishte shumë dëshirë të luante. Ai duhet të mësojë, është anormale që unë bëra kështu. Por gjërat duhen kuptuar. Nuk pendohem për këtë, ajo që ndodhi me Musa, mund të kisha vepruar ndryshe, por nuk jam penduar për këtë." Lojtarët e Extremadurës janë në mosmarrëveshje me klubin e tyre në krizë ekonomike, për shkak të pagave të prapambetura dhe së fundmi kanë kërcënuar se nuk duan të hyjnë më në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI