Flash

Conte 'anëtar' i La Casa de Papel: "Goditje në bankë? Goditjen e bën ai që më merr mua"

Lapsi.al 9 November 2021
Conte 'anëtar' i La Casa de Papel: "Goditje në

Antonio Conte si një personazh i serialit të famshëm La Casa de Papel, pikërisht për shkak të tarifës së përfituar në momentin e nënshkrimit me klubin e tij të ri, Tottenham Hotspur. Kjo ka qenë idea e emisionit Le Iene dhe gazetarit Stefano Corti, që e kanë ngacmuar ish-teknikun e Inter për llogarinë bankare. “Një goditje e vërtetë për bankën!”, “Më në fund gjetëm një ekip!”, nis bisedën i dërguari i emisionit në Italia 1. “Po, kemi gjetur një ekip”, iu përgjigj Conte.

“Si trajner, në debutimin e tij me Juventusin, Chelsean, Interin e ka fituar gjithmonë titullin. Po me Tottenham?”, e pyet gazetari. “Të arrij të futem në katër më të mirët do të jetë tashmë një arritje”, i përgjigjet trajneri. "Por le të shkojmë te goditja juaj bankare, ne ju sollëm këtë maskë perfekte për këtë rast. Kjo do t'ju ndihmojë ta çoni goditjen në një fund të suksesshëm!" (Corti i dorëzon Contes maskën e Salvador Dalì, e njëjta e përdorur nga protagonistët e serialit La Casa de Papel, red.).

“Mendoj se goditjen e ka bërë kushdo që më merr mua. Me siguri kanë bërë një goditje të madhe”, ia ktheu Conte. “Nga sot nofka e tij do të jetë Lecce! Hyn zyrtarisht në bandën e La Casa de Papel!”, vazhdoi shakanë Le Iene: “Një goditje të vockël në bankë e bëmë, 17.5 milionë në vit plus shpërblimi për një dalje të mirë...”, por Conte ia ktheu menjëherë: “Po, por nuk është kështu, ti e bën punën tënde dhe është e drejtë që ta bësh mirë. Unë e bëj super dhe është e drejtë që të më paguajnë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI