Flash

Grupet e deputetëve/ Kush janë pro Berishës, pro Bashës. Dhe neutralët në PD

Lapsi.al 9 November 2021
Grupet e deputetëve/ Kush janë pro Berishës, pro Bashës. Dhe

Sa më shumë kohë kalon, aq më tepër duket se shtohen mbështetësit e Berishës mes radhëve të deputetëve të PD. Ditët e fundit Albana Vokshi e ka detyruar Lulzim Bashën të ndërpresë mbledhjen e kryesisë duke i kërkuar llogari për shprehjen e thënë përpara gazetarëve se oksigjeni i liderit historik ka përfunduar. “Dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit”, mësohet të ketë thënë ajo duke i dalë ballas kryetarit.

Nëse deputetja Vokshi i dha që në ditën e përjashtimit sinjalet se do të gjendej në krah të doktorit, një surprizë ishte mbështetja që ai mori nga kreu i forumit rinor, Belind Këlliçi. Ai organizoi një foltore të dielën me të rinjtë demokratë dhe e shpjegoi atë me faktin se Berisha është i vetmi që po krijon një hapësirë lirie dhe mundësi reflektimi për forcimin e partisë. “Ne nuk jemi berishistë, por po mbështesim një nismë që e forcon opozitën”, argumentoi ai.

Dalja kundër e Këlliçit dhe Vokshit e ka shpënë në 12 vetë numrin e mbështetësve që Berisha ka arritur të ketë deri më tani brenda grupit parlamentar. Lapsi.al i ka skanuar 59 të zgjedhur që ka aktualisht PD-ja në bazë të qëndrimeve publike që kane mbajtur. Vetëm Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Dash Sula, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oriola Pampuri dhe Ervin Salianji kanë dalë hapur pro Bashës. 

Duket sikur pjesa me e madhe e deputetëve po sillen me pragmatizëm dhe frikë për të parë se nga do të anojë peshorja që pastaj të rreshtohen. Afro 30 prej tyre janë neutralë në sytë e publikut dhe zërin e tyre e përfaqësoi më mirë deputeti i Beratit, Tomor Alizoti, i cili u shpreh: "Unë jam me PD-në. As me Bashën, as me Berishën". 

Në këtë fakt ka luajtur rol edhe një asimetri e madhe. Berisha e nisi menjëherë pas përjashtimit aksionin e tij duke sulmuar Bashën dhe duke shpallur aty për aty objektivin për ta shkarkuar atë.   

Ndërsa Basha u soll me hipokrizi, duke ngritur fillimish në qiell paraardhësin, duke thënë se e kishte përjashtuar për të mbrojtur PD dhe familjen e doktorit dhe vetëm më pas filloi të ndryshonte qëndrim duke pretenduar se PD po kthehej në mburojë kundër shpalljes non grata.

Kjo mungesë vendosmërie dhe konseguence i ka bërë edhe ndjekësit e Bashës te jenë më pak të vendosur dhe radikalë. Kurse ata të Berishës, që e kanë pasur që në fillim të qartë qëllimin, janë treguar më të vendosur dhe kanë ardhur duke u shtuar.

Që një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar, Sali Berisha u shfaq në kuvend nga tre mbështetësit e tij të parë: Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka. 

Më pas në Foltoren e parë në Tiranë u shfaq deputeti i Kuksit, Isuf Çela.

Në Fier, ishte Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores së Sali Berishës, që lëshoi akuzat e forta për kryetarin aktual, Lulzim Basha nën ovacionet e militantëve demokratë. Pas takimit, Baçi tha: “Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht".

Në Vlorë, ishte drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj që iu bashkua Foltores së Berishës. Leskaj nuk foli për mediat, por me praninë e tij në takim, u duk se e dha mesazhin për Lulzim Bashën, me të cilin kishte pasur pakënaqësi për listën e kandidatëve para zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi u shfaq në takimin e Foltores në Durrës, duke dalë publikisht në krah të ish kreut të PD-së, Sali Berisha. Në një status në Facebook, Bylykbashi sqaroi: Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij.

Besnikërinë ndaj Berishës e konfirmoi edhe deputeti i Korçës, Edmond Spaho i cili foli publikisht për bunkerizimin e PD-së. Spaho kërkoi hapje të Partisë dhe dëgjimin e antarësisë si rruga e vetme për të dalë nga kriza. Ai mori me vete edhe deri diku të panjohurën, Sorina Koti, aktualisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, si përfaqësuese e PD. 

Deputeti surprizë që iu bashkua "Foltores" së Berishës në Elbasan ishte Luçiano Boçi. Ai e ka pritur ish liderin e partisë në derën e teatrit të qytetit dhe është ulur në radhën e parë gjatë bashkëbisedimit të tij me demokratët e qytetit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI