Flash

Bosnja injoron Interin e sulmon Inzaghin: "Thotë budallallëqe, nëse ndihet mirë Dzeko do të luajë"

Lapsi.al 10 November 2021
Bosnja injoron Interin e sulmon Inzaghin: "Thotë budallallëqe,

Zëvendëstrajneri i Bosnjës, Elvir Rahimiç ka folur në një konferencë për shtyp për aktivizimin e mundshëm të Edin Dzekos në ndeshjet e ardhshme të kombëtares ballkanase, duke lëshuar edhe një shigjetim ndaj teknikut zikaltër Simone Inzaghi: "Ne i kemi lexuar deklaratat. Ai nuk dëshiron që të rrezikojmë Dzekon për këto ndeshje. Janë budallallëqe. Nëse Dzeko është gati, do të luajë me siguri. Për momentin ekziston ende mundësia që ai të dalë në fushë."

Në shtëpinë e Interit vazhdojnë të jenë tepër të shqetësuar për gjendjen fizike të Dzekos, që ka ndjerë një lodhje muskulare në kofshë në derbin e së dielës. Sulmuesi ka qëndruar në grumbullim me Bosnjën e tij, e cila është e gatshme të bëjë gjithçka për ta nxjerrë në fushë, siç dëshmojnë fjalët aspak të sjellshme të asistentit të teknikut Petev. Zikaltrit shpresojnë që qendërsulmuesi, në rast rikuperimi, të mos shtrydhet gjithsesi në kombëtare, edhe për shkak se kur të rifillojë kampionati vijnë Napoli dhe Shakhtar, dy sfida për të mos u humbur që vlejnë një pjesë të mirë të sezonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI