Flash

Napoli po tallet me Insigne për rinovimin, revoltohet menaxheri: "De Laurentiis ofron gjysmën e asaj që lojtari fiton"

Lapsi.al 10 November 2021
Napoli po tallet me Insigne për rinovimin, revoltohet menaxheri: "De

E ardhmja e Lorenzo Insigne është ende e gjitha për t'u shkruar dhe tifozët e Napolit kanë frikë se kapiteni i tyre mund të largohet nga skuadra. Menaxheri i sulmuesit 30-vjeçar të Spallettit, megjithatë, dëshiron t'i bëjë të qarta gjërat dhe i drejton një mesazh presidentit Aurelio de Laurentiis. "Kam lexuar shumë marrëzi në lidhje me kërkesat për rinovim. Napoli ka ofruar pothuajse gjysmën e asaj që fiton lojtari sot dhe sigurisht ne po negociojmë në mënyrë paqësore. Të gjithë bëjnë lojën e tyre, por shoqëria duhet të bëjë një hap përpara", ka sqaruar Vincenzo Pisacane për "Il Roma".

"Rinovimet janë me rritje. Mjafton të shohësh trajtimin e atyre që nënshkruan një kontratë të re para Insignes. Është e vetëkuptueshme që Lorenzo ka mbetur i anashkaluar", shtoi ai.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se palët kanë arritur në thyerje të mardhënies. Përkundrazi. "Ne jemi gjithmonë në kontakt me De Laurentiis. Ka një vlerësim të ndërsjellë me Aurelion, por ai e di mirë që propozimi duhet të rritet dhe jo të shkurtohet. Jemi në fazën fillestare të bisedimeve dhe është normale që të gjithë të cojnë ujin në mullirin e tyre. Po e bëjnë Lorencon të duket si dikush që po kërkon botën. E ka edhe ndonjë tifoz budalla që e quan mercenar. Të gjitha akuzat kanë lindur nga lajme që janë në kundërshtim me realitetin. Nuk e di si dalin shifra të tilla pa ditur faktet. Pres që klubi të bëjë një hap përpara drejt lojtarit dhe simbolit të Napolit”, përfundoi Pisacane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI