Flash

Drama e Agueros, problemi është "i natyrës malinje": mund të jetë i detyruar të mbyllë karrierën

Lapsi.al 12 November 2021
Drama e Agueros, problemi është "i natyrës malinje":

Sergio Aguero mund të detyrohet të tërhiqet nga futbolli. Lajmi i bujshëm vjen nga Catalunya Radio, sipas të cilëve aritmia kardiake e zbuluar pas dhimbjes në gjoks, të ndjerë gjatë ndeshjes kundër Alaves, është e natyrës malinje. Lojtari i Barcelonës tashmë është në dijeni të situatës, e cilësuar si “serioze”, pas testeve të fundit që argjentinasi i është nënshtruar.

Zyrtarisht asgjë nuk është përcaktuar ende dhe qendrimi i vetëm është ai i shprehur në komunikatën e Barcelonës të datës 2 nëntor: "Lojtari i ekipit të parë Kun Aguero i është nënshtruar një procedure diagnostike dhe terapeutike të kryer nga mjeku Josep Brugada. Ai do të jetë i padisponueshëm në tre muajt e ardhshëm dhe më pas do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.

Tani, nëse në ditët apo javët në vijim, lajmi do të konfirmohet, sulmuesit 33-vjeçar argjentinas nuk i mbetet gjë tjetër përvecse të varte këpucët në gozhdë. Ndërkohë, Kun i ka besuar Tëitter-it mendimin e tij: “Duke pasur parasysh zërat, ju them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit, duke bërë analiza dhe trajtime për të parë ecurinë time brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI