Flash

Fondi PIF injoron Italinë: "Nuk jemi më të interesuar për Inter, Serie A është katastrofë"

Lapsi.al 12 November 2021
Fondi PIF injoron Italinë: "Nuk jemi më të interesuar

Kaq shumë zëra, kaq shumë supozime, kaq shumë siguri të pretenduara. Thashetheme që kanë ndjekur njëri-tjetrin, që kanë ndezur debatin, sidomos në rrjetet sociale e që kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Suning te Interi dhe kanë parashikuar ardhjen e fondit Arab PIF në Milanon e futbollit. Dhe e gjithë kjo përkundër faktit se pronësia kineze e klubit zikaltër ka riafirmuar vazhdimisht dëshirën e saj për të qëndruar dhe për të vazhduar angazhimin e saj afatmesëm dhe drejtuesit e Interit (nga Marotta te Antonello) kanë mohuar menjëherë çdo hipotezë të mosangazhimit të familjes Zhang. Tani, për të qartësuar situatën - gjatë një interviste me gazetën The Telegraph - ka menduar Amanda Staveley, bashkëpronarja e Newcastle përmes fondit PCP Capital Partners, krahu i djathtë i fondit PIF: "Ne folëm me Interin dhe gjithashtu me Milanin, është e vërtetë, por problemi lidhet me strukturën katastrofike të kampionatit italian. Ka pasur edhe një sondazh të shkurtër për Bordeaux. Tani, megjithatë, ne nuk jemi më të interesuar për Interin".

Me ka fjalë, është mbyllur një çështje që pati nxitur debatin në të gjithë botën e Interit muajt e fundit dhe që kishte gjeneruar një sërë thashethemesh marramendëse javët e fundit. Asnjë interes, të paktën jo më, për Interin por edhe në përgjithësi për futbollin italian. Dhe ajo që ndoshta godet më shumë janë fjalët në lidhje me kampionatin e Serie A ("situatë katastrofike") të thënë nga ata që sapo kanë vendosur të investojnë në Premier dhe ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe në kampionatet e tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI