Flash

Video/ Paqueta çon Brazilin në Katar 2022: goli i mesfushorit i jep kualifikimin matematik Selecaos

Lapsi.al 12 November 2021
Video/ Paqueta çon Brazilin në Katar 2022: goli i mesfushorit i jep

Brazili rrëmben zyrtarisht kalimin për Botërorin e Katarit 2022: fitorja 1-0 kundër Kolumbisë e nënshkruar nga Lucas Paqueta ishte vendimtare. Kili vazhdon ecurinë e tij dhe shënon fitoren e tretë radhazi, duke hyrë për herë të parë në zonën direkte të kualifikimit: Sanchez kontribuon në suksesin 1-0 në Paraguaj. Ekuadori mbetet fort në vendin e tretë falë fitores 1-0 ndaj Venezuelës, ndërsa Lapadula udhëheq Perunë me trisin (me parakalim) ndaj Bolivisë.

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe, në mbrëmjen e fundit, edhe kjo mbërriti: Brazili është kualifikuar aritmetikisht për Botërorin e Katarit 2022. Verdikti nuk është vënë kurrë në dyshim, duke qenë se kombëtarja e Tites ka marrë 11 fitore dhe një barazim në 12 ndeshje të luajtura deri më tani. Megjithatë, falë fitores së fundit 1-0 kundër Kolumbisë së Cuarados dhe Duvan Zapatas, Selecao mund të festojë në Sao Paulo kualifikimin me gjashtë ndeshje para kohe.

Vendimtar në sfidën e Neo Quimica Arena ishte goli në minutën e 72-të nga Lucas Paqueta: mesfushori u tregua i aftë të vepronte si finalizues preçiz i një vertikalizimi të bukur mes Marquinhos dhe Neymar, i mbyllur me një të djathtë nga afër që pëtheu dorën e portierit Ospina. Brazili fluturon gjithnjë e më shumë në krye të grupit të Amerikës së Jugut me 34 pikë; Kolumbia tani është e pesta (vendosje që e çon në play-off) në kuotën e 16 pikëve.

https://youtu.be/Lb3c9I2cVgY

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI