Flash

Rinovimi i Rejas i tronditur nga Anglia e i tulatur nga statistikat: teknikun e shpëton... Hungaria

Lapsi.al 13 November 2021
Rinovimi i Rejas i tronditur nga Anglia e i tulatur nga statistikat: teknikun e

Edoardo Reja nuk arriti dot vendin e dytë të shpresuar, por kjo nuk do të ishte zhgënjyese, nëse ajo që e ndaloi ta bënte nuk do të kishte qenë kjo 5-0 e zhurmshme, që nuk lë asnjë hapësirë për interpretim. Teknikut tani nuk i mbetet gjë tjetër vecse të hidhet në kërkim të tre pikëve me Andorran që do ta conin në një rekord pikësh (18) gjatë një fushate Botërori apo Europiani, të arritur ndonjëherë nga kuqezinjtë.

Deri tani FSHF ka marrë kohë e nuk ka asnjë dalje hapur as nga institucioni që drejton futbollin e as nga vetë trajneri italian. 76 vjecari është përfshirë në një projekt që prek të gjitha nivelet e kombëtareve e ndoshta ai vetë e ka të qartë se dëshirëon të vazhdojë në këtë rrugë, por në anën tjetër Duka ka shumë llogari për të bërë. Ajo me Anglinë është më shumë se një humbje normale, pavarësisht se erdhi nga nënkampionët e Europës. Ishte mënyra si u shpërfytyrua ekipi në Wembley që ktheu fantazmat e të kaluarës e që ka lënë një shije që vështirë se mund ta heqë Andorra. Sigurisht ndeshja e të hënës është prioritet i momentin dhe ka akoma kohë për të vendosur, por 30 qershori 2022 vjen shpejt dhe kjo vonesë e konfirmimit të rinovimit ngjan e veshur me mister…

Shifrat e Rejas në 26 ndeshjet në detyrë janë 12 fitore e 10 humbje e katër barazime, për një mesatare pikësh prej 1.54 për ndeshje. Nuk është më impresive raporti i golave 35-32, që vlen 40 pikë në total, që ndoshta bëhen 43, nga 17 prilli 2019 kur italiani firmosi kontratën. Për tu përqendruar në këtë fushatë, shifrat janë në një balancë të plotë me 5 fitore, 5 humbje e 1 barazim, por pikët mesatare janë ulur në krahasim me totalin, vetëm 1.45 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI