Flash

Aguero i rrëfehet gazetares për problemin në zemër: "Nëse duhet të tërhiqem, do ta bëj"

Lapsi.al 14 November 2021
Aguero i rrëfehet gazetares për problemin në zemër:

Lajmi se Sergio Aguero duhet të varë këpucët për shkak të aritmisë nga e cila vuan ishte një tronditje për botën e futbollit. Gazetarja argjentinase Pia Shaw zbuloi përmbajtjen e një bisede me sulmuesin e Barcelonës. "Jam mirë, mirë... Thashethemet janë të tmerrshme - shkruan Kun - Kjo gjëja e zemrës kërkon kohë, të paktën 6 muaj. Unë jam 33 vjeç dhe duhet të pres 6 muaj, plus tre stërvitje për t'u kthyer në fushë. Epo është e komplikuar. Duhet të qendroj jashtë 9 muaj, gati një vit, prandaj spekulojnë për tërheqjen time. Por nëse më thonë se duhet të ndaloj do e bëj, por më parë pres rezultatet”.

"Tani po pres të bëj testet, nuk kam kryer ende as të parin - shpjegoi Aguero - Ndaj për një javë do të bëj kontrollet në klinikë dhe do të shohim hapat që duhen ndjekur. Por ajo që flitet është e çuditshme, nuk e di…”.

Brenda disa javësh, duhet të jetë bërë më shumë qartësi për gjendjen aktuale shëndetësore të argjentinasit, më saktë nëse aritmia kardiake nga e cila vuan është vërtet malinje. "Ndërkohë vazhdoj me planin tim të rikuperimit. Më pas do të shohim se çfarë do të jetë më e mira. Unë u shtrova në spital për pesë ditë, më kontrolluan dhe më pas kam qendruar pushim deri në kontrollin e parë. Kështu që tani është çështje durimi. Shkova në Andorra për tre ditë, isha shumë nervoz për gjithçka që kishte ndodhur. Javën tjetër ose atë pasuese do të shohim se çfarë do të bëjmë, varet se çfarë do të më thonë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI