Flash

Donnarumma paralajmëron hapur PSG: "Rivaliteti me Navas më bezdis, pankinat më bëjnë keq"

Lapsi.al 14 November 2021
Donnarumma paralajmëron hapur PSG: "Rivaliteti me Navas më

Aventura te PSG nuk po shkon siç e kishte planifikuar dhe pak muaj pas transferimit nga Milani në Paris, Gigio Donnarumma ka pranuar për herë të parë të vërtetën e tij të pakëndshme: “Të qendroj në pankinë më bën keq, më bezdis rivaliteti me Navas”. Portieri i datëlindjes 1999 alternohet mes shtyllave nga Pochettino, por për momentin ai ka luajtur vetëm 7 nga 17 ndeshje: "Situata do të zgjidhet shpejt, jam i bindur".

Në verë ai u largua nga Milani me parametër zero për një aventurë të re profesionale, një skenë si protagonist në ekipin e ëndrrave të krijuar nga PSG dhe shansin për të fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, disa muaj më vonë, Donnarumma jo vetëm që aktualisht fiton më pak se sa i kishin propozuar kuqezinjtë (me mundësi rritjeje), por mbi të gjitha luan shumë më pak se sa pritej, i bllokuar në alternim me një tjetër portier të nivelit si Keylor Navas.

Dy paraqitje në Champions League me vlerën e penalltive të pritura kundër Leipzig dhe pesë (nga 13) në Ligue 1, shumë pak për titullarin e Italisë: "Te Milan isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi dhe nuk është e lehtë - komentoi ai TNT Sports - Rivaliteti me Navasin më bezdis, por nuk ndikon në performancën time. Ndonjëherë të jem në pankinë më dhemb, por situata do të zgjidhet”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI