Flash

Hollanda e rikuperuar nga Mali i Zi, tërbon Van Dijk: “Skandaloze, u treguam përtacë”

Lapsi.al 14 November 2021
Hollanda e rikuperuar nga Mali i Zi, tërbon Van Dijk: “Skandaloze, u

Polemika në Holandë për kombëtaren Oranje të paaftë të kualifikohet në Botëror pas ndeshjes kundër Malit të Zi. Nga 0-2 në fund u mbyll 2-2, duke krijuar pakënaqësi të madhe te tifozët por edhe te vetë futbollistët. Pas ndeshjes, kapiteni Virgil Van Dijk ka komentuar ashpër paraqitjen e tij dhe të shokëve të tij për mikrofonët e NOS: "Është thjesht skandaloze mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë. Të gjithë duam të kemi topin, të gjithë duam të luajmë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë. Por ne duhet të sigurohemi që të mendojmë edhe për fazën mbrojtëse”, tha lojtari i Liverpool.

Mbrojtësi ka ngritur tonet edhe më shumë, i zhgënjyer nga mënyra si skuadra hodhi poshtë një kualifikim që e kishte në duar: "Ne lamë hapësira në kundërsulm, dhe nëse nuk ke organizimin e duhur... Është thjesht e tmerrshme. Me gjithë respektin për Malin e Zi, Holanda duhet vetëm ta fitojë këtë ndeshje, veçanërisht nëse kryeson 2-0. Ndoshta ishte pak përtaci. Duhet ta diskutojmë me kujdes. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë të martën kundër Norvegjisë, në një stadium bosh".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI