Flash

Basha shpall nismën/ Tani ka dy PD, secila me kuvendin e vet të dhjetorit

Lapsi.al 15 November 2021
Basha shpall nismën/ Tani ka dy PD, secila me kuvendin e vet të
Ndryshe nga Sali Berisha që pretendon se ka nënshkrimet për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor, sot Lulzim Basha e ka quajtur këtë nismë të pavlefshme dhe ka thënë se do të jetë ai që do e mbledhë kongresin e partisë një javë më pas. "Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor“, u shpreh kreu i selisë blu në mbyllje të fjalës së tij në mbledhjen urgjente të kryesisë. Lexo me tej:

Berisha dekonspiron kleçkën se pse nuk e pranon kuvendin e thirrur nga Basha

Por kjo lëvizje e papritur e Bashës ka dy probleme. I pari ka të bëjë me faktin se partia kryesore e opozitës nuk mund të mbajë dy kuvende të ndryshme me dy palë delegatë të ndryshëm. Nga njëra anë Berisha dhe mbështetësit e tij kanë konfirmuar (por askush nuk e ka vërtetuar deri më tani) se ata kanë 4200 nënshkrime (nga 1800 të mjaftueshme) për të mbledhur organin më të lartë të partisë. Nëse ata arrijnë ta bëjnë këtë, nëse në 11 dhjetor ata tuojnë në Pallatin e kongreseve pjesën më të madhe të delegatëve dhe nëse emrat gjeneralitetet dhe vota e këtyre anëtarëve bëhen krejtësisht transparenete loja merr fund. Kuvendi i dytë i mbledhur nga Basha bëhet nul. Por ama nëse afishimi i përkrahësve të Berishës lë dyshime, nëse për emrat e firmëtarëve të tij nuk ka transparencë, atëherë rasti do ti jepet Bashës për të treguar se ashtu sikurse pretendon e ka ai shumicën. Një gjë është e qartë se nga palët që do të organizojë secila "mitingun" e saj publiku do të marrë vesh se kush përkrahet nga shumica e partisë. Por kjo e mirë e ka edhe një të keqe. Në kokfortësinë për të organizuar secila Kuvendin e saj Kombëtar dy grupimet po shkojnë drejt ndarjes pa kthim të PD-së. Dhe ironia e ironive do të qe që Basha dhe Berisha të përfundonin për të gjetur drejtësi para gjykatësve të Edi Ramës, për të caktuar se cili do ta mbajë vulën dhe selinë. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI