Flash

Mosha është thjesht një numër për Dani Alves: “Fanella e Barcelonës më bën të ndihem një superhero!”

Lapsi.al 15 November 2021
Mosha është thjesht një numër për Dani Alves:

"Ju mungova ëëë?" Kështu duket se thonë sytë e gëzuar dhe vezullues të Dani Alves në rikthimin e tij në Barcelonë. Dhe sigurisht që braziliani i ka munguar klubit blaugrana, duke qenë se pas lamtumirës së tij, pas Tripletës në 2015, nuk është se gjërat kanë shkuar shumë mirë në Camp Nou. Por mbrojtësi i djathtë e kishte thënë, kurrë nuk mund t'i thoshte jo një telefonate nga katalanasit. Me entuziazmin e një djaloshi, Dani Alves, i cili është futbollisti më i dekoruar i të gjitha kohërave, është gati për sfidën e re: të jetë protagonist në Barçën e Xavit. Diçka që siç shpjegon ai për BarçaTV, ndoshta as nuk e priste.

"Jam ende nën shok, jam përpjekur të kthehem këtu për një kohë të gjatë. Dhe ta arrij është një privilegj, së bashku do të përpiqemi t'a kthejmë Barçën atë që të gjithë njohim. Jemi në në mes të procesit për ta bërë këtë, por duhet ta përshpejtojmë, sepse ne jemi Barcelona dhe nuk ka vend për gabime”. Një rikthim me zemër, por padyshim që situata e komplikuar e blaugranave është shumë stimuluese edhe nga pikëpamja profesionale... “Jam përballë një sfide të pabesueshme, që më magjeps shumë. Rindërtim, luftim, djersitje, duke mbrojtur këtë fanellë. E cila, së bashku me atë të Brazilit, është një nga ato që kur e vesh më bën të ndihem si një superhero. Dhe shpresoj që të gjitha këto t'ua kaloj shokëve të mi të skuadrës".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI