Flash

Fiks Fare hedh dyshime për firmat e foltores, vë të firmosi një gazetare

Lapsi.al 16 November 2021
Fiks Fare hedh dyshime për firmat e foltores, vë të firmosi
Ajo që pritej ndodhi. Fiks Fare ka publikuar sonte një kamera të fshehtë që vë në dyshim njerëzit që kanë firmosur pro mbledhjes së kuvendit kombëtar të PD-së pro Berishës duke i bërë jehonë pretendimeve se një pjesë e 4200 nënshkrimeve që foltorja ka depozituar nuk janë reale. Me anë të një truku tashmë të njohur gazetarja e emisionit ka arritur të firmosë formularin e famshëm në qytetin e Sarandës. Lexo me tej: Armand Shkullaku:Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën Ajo ka shfrytëzuar tubimin e Berishës në 12 nëntor 2021, për të shkuar paranë Hotel “Mediterrane” duke u kërkuar organizatorëve që të hidhte firmën e saj me pretendimin se ishte anëtare e seksionit 4 të PD-së. Aty disa anëtarë të FRPD i dorëzojnë një formular që ajo e nënshkruar pa pasur asnjë dokument që vërteton së është delegate e Kuvendit Kombëtar. E vetmja provë që i kërkohet është që ta filmojnë, në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj. Pra e gjithë kjo fabul e filmuar mjeshtërisht nga "Fiksi" do ti japë të drejtë atij grupi në PD që flet për firma të fallcifikuara dhe që e konsideron iledhitim kongresin e 11 dhjetorit. Menjëherë pas shfaqes së këtij 'scoop-i" ka reaguar përfaqësuesja e flotrores, Floriana Garo e cila ka pretenduar se formularë janë nënshkruar në mënyrë ettuziaste nga shumë militantë por se në selinë e PD-së janë paraqitur vetëm ato emrat e të cilëve kanë një mandat delegati. "Ndonese prane zyres se z. Paloka jane depozituar ne menyre strikte vetem firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote. Firmosja eshte vetem hapi i pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD"!-ka shkruar ajo në Facebook. 

4200 firmat sekrete/ Goditja e parë kundër “foltores”

Natyrisht në radhët e idhtarëve të foltores që akuzojnë një koalicion të madh mes Bashës, Ramës dhe mediave pranë tyre kjo që ndodhi mund të shihet si një komplot. Por e vetmja rrugë për të shmangur atë, pra për të nxjerrë parë publikut të vërtetën është ajo që Lapsio.al ka sugjeruar që në fillim. Nëse vërtet Sali Berisha i ka nënshkrimet ai duhet të botojë listën e plotë të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe listën e atyre 4200 të tillëve që kanë votuar pro tij. Vetëm në këtë mënyrë publiku nuk do të bjerë pre e scoop-eve apo provokimeve por do të mundet të verifikojë me sytë e tij se kush e ka shumicën reale në PD. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

Kush po i godet miqtë e Ervis Martinajt?

Shkaqet e ekzekutimit të dy personave në Astir mbrëmjen e së shtunës u kërkuan menjëherë në të shkuarën e njërit prej viktimave, Erigers Mihasit. Fillimisht u p...

17:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI