Flash

I tregoi veshët milanistëve, Calhanoglu nuk ndalet: "Inter e ka mundur shpesh Milanin, ne ha sempre avuto di più"

Lapsi.al 16 November 2021
I tregoi veshët milanistëve, Calhanoglu nuk ndalet: "Inter e ka

Pas golit në derbi dhe veshëve të treguar për tifozët kuqezi, Hakan Calhanoglu vazhdon deklaratat e tij kundër Milanit: "Është një zgjedhje e veçantë, por kjo është jeta: duhet të shikosh përpara dhe jo prapa. Unë i jam shumë mirënjohës Milanit, janë djem të mirë dhe nuk kam probleme me ta. E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, e kanë mundur shpesh Milanin në derbi. Ata gjithmonë kanë fituar më shumë".

Turku ndërhyri në një podcast të 433 dhe foli për kalimin e tij në verë nga njëra anë e Milanos në tjetrën: "Kontrata ime po përfundonte, menaxheri im punonte për mua. Kam kaluar 4 vite të mira te Milani, i respektoj të gjithë. Aty kam shumë miq që i takoj herë pas here.”

Fantazisti menjëherë ka gjetur një mirëkuptim me zikaltrit: "Përse vendosa të shkoj te Inter? Doja një sfidë të re në karrierën time. Zgjodha me familjen time dhe jam i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh, ata fituan kampionatin sezonin e kaluar dhe luajnë në Champions League. Ka shumë konkurrencë sepse ka shumë lojtarë cilësorë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI