Flash

Manchester United çohet nga tavolina e negociatave: Pogba ikën me parametër zero

Lapsi.al 20 November 2021
Manchester United çohet nga tavolina e negociatave: Pogba ikën me

Aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet e përfunduar. Gjithsesi, çuditërisht, pas disa muajsh tentativash, këtë herë ishte klubi anglez ai që u tërhoq nga tavolina e negociatave. Kështu të paktën shkruan Marca, sipas së cilës, në fakt, United vendosi të ndërpresë negociatat për rinovimin e francezit dhe për pasojë do ta linte të largohej në qershor në një transferim të lirë. Në origjinë të këtij vendimi është, sipas asaj që bëhet e ditur, një vlerësim teknik i Djajve të Kuq, të cilët nuk e konsiderojnë më Pogba në lartësinë e pagës së lartë të perceptuar (dhe të kërkuar).

Përfundimi i vrapimit me pengesa, që ka karakterizuar gjithnjë rrugëtimin e Manchester United me Pogba, i cili do të ketë lirinë për të kërkuar një klub tjetër, duke filluar nga Real Madrid, gjithmonë i interesuar për francezin - edhe pse Florentino Perez nuk do ishte entuziast për investimin e mundshëm - deri te Juventus, i cili për momentin nuk e përballon dot një rrogë si ajo e francezit, nëse skuadra nuk lirohet nga angazhime të tjera shumë të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI