Flash

Dëmtimi i Xhakës, asist për Mourinhon: Roma tenton shqiptarin në janar

Lapsi.al 21 November 2021
Dëmtimi i Xhakës, asist për Mourinhon: Roma tenton shqiptarin

Në shtëpinë e Romës po kërkon përforcime për mesfushën dhe fokusi verdhekuq është rikthyer te Granit Xhaka, shqiptari i përfaqësueses së Zvicrës që pëlqehet aq shumë nga Mourinho. Sipas asaj që bën të ditur BBC, në fakt, klubi i Friedklinit po tenton të hyjë në negociata edhe njëherë me Arsenal, për të arritur te mesfushori, që vetëm në janar rinovoi kontratën me Gunners.

Në merkaton e verës, ishte pikërisht Arsenal që pengoi transferimin e mesfushorit me origjinë shqiptare drejt Romës së Mourinhos. Londinezët i ofruan një kontratë të re edhe për pesë vite te tjera, që bindi lojtarin të qendronte akoma në Emirates.

Por situata ka ndryshuar, në raport me muajt e verës, sepse Xhaka pësoi një këputje të ligamenteve të brendshme në gjurin e djathtë dhe ka qendruar jashtë fushave të lojës për të paktën gjashtë deri në tetë javë, duke humbur një seri ndeshjesh për Arsenalin si dhe të dy pauzat ndërkombëtare me Zvicrën, përfshirë atë direkte, në nëntor kundër Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. E gjitha kjo, sapo mesfushori ishte kthyer përsëri në dispozicion pasi vuajti një pezullim prej tre ndeshjesh për kartonin e kuq të marrë gjatë humbjes 5-0 nga Manchester City në muajin gusht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI