Flash

FOTO/ Skandal në Francë: Payet goditet nga një shishe, Lyon-Marseille ndërpritet e pastaj shtyhet

Lapsi.al 21 November 2021
FOTO/ Skandal në Francë: Payet goditet nga një shishe,
Lyon-Marseille në Ligue 1 është shtyrë për një datë për tu përcaktuar: vendimi është marrë pas pezullimit të ndeshjes në minutën e 6' për shkak të një shishe plot me ujë, e hedhur nga tribuna, drejt Dimitri Payet. Lojtari i OM, i qëlluar në kokë, u ndihmua nga mjekët ndërsa arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave, pasi tentuan të qetësonin tifozët, vendosën të riktheheshin në dhomat e zhveshjes, duke pezulluar përkohësisht lojën. Autoritetet donin të rifillonin ndeshjen për arsye të rendit publik, por hezitimi i Marsejës dhe Liga Franceze e Futbollit çuan në një tendencë për shtyrje. Autori u identifikua, u arrestua dhe u dërgua në komisariat. Është episodi i shtatë i këtij lloji që ndodh në Ligue 1 që nga fillimi i sezonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI