Flash

Ilir Meta "i bashkohet" foltores: Basha punoi për Ramën

Lapsi.al 22 November 2021
Ilir Meta "i bashkohet" foltores: Basha punoi për Ramën

Atëhere kur të gjithë prisnin që Presidenti i Republikës që kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp të fliste për "mëkatet" e reformës në drejtësi, Ilir Meta e ka shfrytëzuar atë për të goditur Lulzim Bashën.

Ai i ka qendruar një linje sipas të cilës kryetari i PD i ka lënë të gjitha pushtetet te Rama duke punuar kundër demokratëve. Meta ka rrëfyer gjatë situatën para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të bojkotuara nga opozita dhe mënyrës se si ai i nxori dekretin për anullimin e tyre. Përtej rrëfimit me detaje për bisedat në Gjermani kur Basha i lutej të ç'dekretonte zgjedhjet, sepse përndryshe në mitingun e fundit të opozitës do kishte trazira të rrezikshme ai foli edhe për herë të parë edhe për një detaj që nuk e kishte përmendur kurrë. "Unë vendosa një datë të re për zgjedhjet në tetor edhe me kërkesën e Lulzim Bashës. Por ndërkohë që partitë e tjera aleate në opozitë edhe Republikanët edhe LSI-a u rregjistruan në KQZ për këtë datë, Basha nuk e bëri. Ai dhe antarët rilindas të KQZ e bojkotuan atë. Tani unë ju pyes: a i shërbyen demokratëve këto qëndrime të Bashës që ishin njësoj me ato të Ramës"?

Në fakt, nëse kishte një vijë përmbledhëse konferenca e Metës këtë të hënë, ajo qe për të treguar se si Basha i ka dhuruar më shumë pushtet kryeministrit. Kreu i shtetit përdori bojkotin e Reformës zgjedhore, djegjen e mandateve dhe tërheqjen nga zgjedhjet lokale si prova që mbështesnin tezën e tij. "Meqenëse zotëria në mënyrë të qëllimshme më ka provokuar disa herë sepse kështu është kurdisur, ose është në hall apo siklet, unë them që nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i ka mundësitë edhe po të kishte dëshirë. Unë u përpoqa ta ndihmoja që të mos bojkotonte ndryshimet e reformës territoriale. Ai dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i dha Ilir Meta që kurrë nuk bëhet një vendim i tillë", th ai.

Por pavarësisht sa të vërteta janë këto, para opinionit shtrohet një pyetje: A mund të flasë kështu Presidenti i Republikës? A mund të hyjë ai në replika me partitë politike? Dhe për më tepër a mund të bëhet ai pjesë e një gare të brendëshme brenda PD-së?

Sepse po të shikohet i zhveshur nga ngjyrimet, mesazhi i sotëm i Ilir Metës është i njëjtë me atë të Foltores. Ai tha shprehimisht se kreu i PD-së është futur në borxhe që s'i lan dot duke dhënë mesazhin e njëjtë me Berishën: "pra që Basha është peng i Ramës".

Dhe kjo është shumë edhe për një president që edhe për disa muaj i takon të luajë mbi palët.

©Lapsi.al   

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI