Flash

Video/ Tre penallti e dy gola të anulluar me VAR, për një barazim: Dinamo e Egnatia i bëjnë keq njëra-tjetrës

Lapsi.al 22 November 2021
Video/ Tre penallti e dy gola të anulluar me VAR, për një

Dinamo nuk rikuperon dot pikë ndaj kreut e bllokuar në 1-1 nga Egnatia në barazimin e tretë në transfertë ndaj kryeqytetaseve. Një ndeshje me shumë penallti, tre e një e katërt e mbetur në tentativë dhe dy gola të anulluar, një për secilin ekip, nuk solli asgjë më shumë se një pikë për Shkëmbin e Maganin, që e shohin veten në pozitë delikate.

Pas vetëm 5 minutash lojë, krosimi i Xhekson u ndal nga krahu i Maliqit, duke e bërë Shahinin të akordonte 11 metërsh, të cilin Telushi e shndërroi në gol. Avantazhi i shpejtë i Egnatias goditi këmbët dhe mendjen e të besuarve të Shkëmbit. Blutë dolën nga topitja pas rreth gjysëm ore lojë, por e bënë në mënyrë të menjëhershme. Cinedu fitoi një penallti i mbyllur në morsën e Ymeralilaj dhe Krivanjevën. Asnjë gabim për Ibraimin për golin e katërt në kampionat.

4 minuta pas rifillimit Cyrbja u pengua nga Isaevski, duke e detyruar Shahinin të tregojë edhe një herë pikën e bardhë. Pedro Augusto kërkoi lavdinë personale, por Bakaj bën edhe njëherë shpëtimtarin, duke mbajtur në lojë blutë. Mbrojtje të pakujdesshme, sepse në të 67’ Ymeralilaj gati barazoi penalltitë, madje për Shahinin ishte e tillë, nëse VAR nuk do ti kishte ndryshuar mendje. Në minutën e 73 Egnatia rrezikoi të shkonte poshtë, por Puja në dy raste ndaloi Cinedun, duke mbajtur të tijtë në lojë. Portieri i rrogozhinasve u përsërit edhe ndaj Mihanës, i shërbyer nga Skuka 5 minuta më pas, duke mbajtur pikën në fuqi. Pikë që në fakt shërben edhe VAR ta ruajë, por për Dinamon, sepse Allmuca mund të ndëshkonte ish-skuadrën e tij, në sugjerimin e Shtubinës nëse asistenti nuk do ta pikaste e teknologjia nuk do ta konfirmonte në pozicion jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI