Flash

Atletico-Milan, Pioli shpreson të luajë 11 kundër 11: "Shansi i fundit për të mbetur në lojë, të japim 100%"

Lapsi.al 23 November 2021
Atletico-Milan, Pioli shpreson të luajë 11 kundër 11:

Në Madrid me vetëm një synim: të mposhtin Atleticon dhe të shpresojnë për lajme të mira nga Liverpool. Stefano Pioli po luan shpresat e mbetura të kualifikimit në 1/8 Champions League kundër Colchoneros të Simeones, me shpresën që Reds, tashmë të kualifikuar, do të ndalojnë Porton në Anfield.

Për ndeshjen në Wanda Metropolitano, trajneri i Milanit shpreson të ketë Leaon në 100% dhe do të duhet të zgjedhë nëse do të besojë përsëri te Ibrahimovic, pas dygolëshit në Firence, apo në vend të kësaj do të mbështetet te Giroud. “Detyra ime si motivues për këtë ndeshje është e thjeshtë - tha trajneri në konferencën për shtyp - Të gjithë e dimë shumë mirë që është shansi i fundit për të provuar të qëndrojmë në garë, do të duhet të japim 100% në përqendrim dhe cilësinë e lojës”.

Në lidhje me gafën e bërë nga Tatarusanu në ndeshjen e humbur me Fiorentinën, tekniku i ka dalë në mbrojtje portierit rumun, që në një moment delikat për klubin rezultoi shumë i rëndësishëm: "Nuk duhet të gjykosh kurrë performancën për një ndeshje të vetme, në Firence humbëm sepse nuk ishim shumë të saktë në të dyja zonat e penalltisë. Kjo është vendimtare, sepse nëse episodet janë në favor të kundërshtarëve, kjo është sepse kemi vënë në fushë diçka më pak në termat e vëmendjes dhe vendosmërisë. Nuk ishte problem impakti apo e lidhur me pauzën, ishim gati fizikisht dhe vrapuam shumë. Kundër Atleticos do të kemi nevojë për paraqitje dhe vëmendje maksimale në të dyja anët e fushës”, tha Pioli që më pas u ndal te Griezmann. “Pavarësisht prezencës së tij apo jo, ata kanë shumë lojtarë cilësorë dhe një kompaktësi të rëndësishme. Nuk e di se kush do të luajë që në fillim, por e di që ata me siguri do të jenë konkurrues dhe duhet të jemi edhe ne, sepse në ndeshjen e parë kemi treguar se jemi në nivelin e tyre, derisa ishim 11 kundër 11”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI