Flash

Gjesti/ "Parakalimi i nderit" për Interin, nominon Ranierin për Fifa Fair Play Award

Lapsi.al 23 November 2021
Gjesti/ "Parakalimi i nderit" për Interin, nominon Ranierin

Claudio Ranieri është nominuar për çmimin "Fifa Fair Play Award 2021". Ish-trajneri i Sampdorias u përfshi në listën e kandidatëve për çmimin pasi i dha Interit "parakalimin e nderit" më 8 majin e kaluar pas fitimit të titullit nga zikaltrit. Një “korridor nderi” në fushë në San Siro me shumë duartrokitje të stilit anglez për ti bërë respektin kampionëve të rinj të Italisë. Një gjest i paprecedentë në kampionatin italian, por padyshim shumë i mirëpritur nga FIFA.

Përveç Ranierit, në garë për çmimin “Fifa Fair Play Award 2021” janë edhe stafi shëndetësor i Danimarkës për ndërhyrjen në fushë pas infarktit të Eriksenit në Kampionatin Evropian dhe kapiteni i Celtic Scott Brown për solidaritetin e tij me Glen Kamara, lojtari i Rangers i shënjestruar nga tifozët me sharje raciste para derbit skocez në Europa League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI