Flash

Supremaci dhe kualifikim: ja çfarë luhet në mbrëmjen e Champions

Lapsi.al 23 November 2021
Supremaci dhe kualifikim: ja çfarë luhet në mbrëmjen e

Champions League kthehet me emocionet e forta në mbrëmjen e sotme me ndeshje vendimtare për kualifikimin e ato për të vendosur vendin e parë, që do të vlejë shumë në raundin e ardhshëm. Kështu, skuadrave të kualifikuara si Bayern Mynih e Juventus, do ti shtohen të tjera, ku më të priturat janë Barcelona e Xavit dhe Manchester United i Carrick në debutimin e tyre në pankinë.

GRUPI E

Me pikë të plota nuk ka asnjë problem për Bayern në Grupin E ku ka siguruar madje edhe vendin e parë, pavarësisht cfarë ndodh. Kështu në trasfertën e Kievit, bavarezët do të kërkojnë fitoren për të ruajtur rekordin e vetëm fitoreve, duke i dhënë hapësirë lojtarëve që luajnë më pak. Ukrainasit janë jashtë lojërave me 1 pikë, ndërsa për vendin e dytë përplasen në debutimin e Xavit në këtë kompeticion, Barcelona e Benfica. Katalanasit me 6 pikë, dy mbi portugezët, kanë nevojë për një fitore që të sigurojnë kalimin si vend i dytë, por rrezikojnë shumë në rast se nuk ia dalin, duke qenë se në ndeshjen e fundit shkojnë të luajnë në Mynih ndërsa Benfica prêt Dinamon.

GRUPI F

Askush nuk është i sigurtë në grupin F, me të katër skuadrat matematikisht në lojë. Manchester United megjithatë rrezikon shumë në përplasjen me Villareal në Spanjë, kur dy skuadrat janë në kuotën e 7 pikëve. Atalanta pret të shohë cdo të ndodhë në përplasjen e atyre që mbajnë vendet e kualifikimit momentalisht, ndërsa vetë bergamaskët duhet të fitojnë në transfertë me Young Boys për të qendruar në lojë. Zviceranët me 3 pikë, dy më pak se zikaltrit, e kanë mundësinë e fundit për të shpresuar kualifikimin.

GRUPI G

Ekzaktësisht e njëjta situatë edhe në Grupin G, me katër skuadrat të ndara nga katër pikë. Kështu, të gjithë në lojë e të gjithë agresivë, që i bën përballjet e sotme shumë intersante. Lille e vendit të dytë me 5 pikë, pret në shtëpi Salzburgun kryesues me 7, në një 90 minutësh që me shumë mundësi do të jetë vendimtar. Austriakët me një fitore sigurojnë kalimin, ndërsa francezët hedhin një hap të rëndësishëm. Kjo edhe në varësi se cfarë ndodh në Sevilla-Ëolfsburg ku gjermanët janë kthyer fort në lojë me 5 pikë, pasi mundën kryesuesit. Andaluzianët nëse gabojnë këtë ndeshje janë jashtë, duke qenë se janë të fundit me 3 pikë.

GRUPI H

Juventus me pikë të plota kërkon konfirmimin e vendit të parë në Grupin H, përballë kampionëve të Europës. Mjafton edhe një barazim në Londër me Chelsea për të siguruar vendin e parë, me të dy skuadrat që janë kualifikuar. Skuadra e Tuchel duhet të mundë bardhezinjtë që ti barazojë me pikë e pastaj të bëjë të vlejë golavarazhi. Ndërsa nuk ka shumë rëndësi Malmo-Zenit, me rusët që me një barazim sigurojnë vendin e tretë.

Group E Champions League

18:45 Dynamo Kyiv - Bayern Munich

21:00 Barcelona - Benfica

Group F Champions League

18:45 Villarreal - Manchester United

21:00 Young Boys - Atalanta

Group G Champions League

21:00 Lille - FC Salzburg

21:00 Sevilla - Wolfsburg

Group H Champions League

21:00 Chelsea - Juventus

21:00 Malmo FF - Zenit St. Petersburg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI