Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Mbrojtja e Tokës/ NASA lëshon satelit në hapësirë për t'i ndryshuar drejtimin një asteroidi

Lapsi.al 24 November 2021
Mbrojtja e Tokës/ NASA lëshon satelit në hapësirë

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka lëshuar një satelit të dizajnuar për t’u përplasur me një asterioid, me qëllim që të ndryshojë drejtimin e tij. Ky testim është duke u kryer për të parë nëse strategjia do të funksionojë në rast nevoje.

Misioni DART i NASA-s, synon të vë në pah se sa e vështirë që është të pengohet përplasja e një guri të madh hapësinor me planetin Tokë. Në kuadër të misionit, sateliti do të përplaset me asteroidin e quajtur Dimorphos, për të kuptuar sa shpejt mund t’i ndryshohet kahja. Kjo përplasje pritet të realizohet në tetor të vitit 2022.

“Asteroidi Dimorphos, jemi duke ardhur te ti”, ka thënë NASA përmes një postimi në Twitter pas lëshimit. Ky mision realizohet me anijen kozmike Falcon 9, të prodhuar nga kompania SpaceX e miliarderit, Elon Musk. Anija kozmike është nisur në hapësirë në orët e para të mëngjesit nga Kalifornia.

“Ne jemi duke tentuar të mësojmë si të shmangin një kërcënim”, ka thënë shkencëtari i NASA-s, Thomas Zuburchen, duke komentuar projektin në vlerë të 330 milionë dollarëve, njëherësh të parin e këtij lloji.

Dimorphos është asteroid që, sipas NASA-s, nuk përbën kërcënim për Tokën. Sipas kësaj Agjencie, ky mision nuk rrezikon planetin Tokë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI