Flash

Kimmich nuk vaksinohet, ndalet sërisht i infektuar me Covid: Bayern i heq 1 milionë e 536 mijë euro nga rroga

Lapsi.al 25 November 2021
Kimmich nuk vaksinohet, ndalet sërisht i infektuar me Covid: Bayern i heq 1

Joshua Kimmich, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Masat paraprake të futbollistit të Bayern Munich nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur infektimin me virusin famëkeq. Në Gjermani polemikat rreth tij, vazhdojnë, sepse lojtari ende nuk është vaksinuar. Ai kurrë nuk ka thënë se është mohues i ekzistencës së Covid-it e as nuk e ka vënë në dyshim rëndësinë e vaksinës. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin për çdo efekt afatgjatë nga vaksina.

Bayern ndërhyri menjëherë duke i lënë të kuptojnë Kimmich dhe lojtarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar se nuk do t’ua paguajnë rrogën për ditët që janë në karantinë.

Kimmich tani është i infektuar, por futbollisti qëndroi dy javë në karatinë sepse kishte kontakt me dy persona që rezultuan pozitiv, duke humbur 768 mijë euro pagë, ndërsa tani do të duhet të qëndrojë përsëri i izoluar edhe për të paktën dy javë të tjera duke humbur kështu në total 1 milionë e 536 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI