Flash

Le Parisien zbulon takimin e fshehtë: Leonardo e Zidane bisedime në një hotel në Paris

Lapsi.al 25 November 2021
Le Parisien zbulon takimin e fshehtë: Leonardo e Zidane bisedime në

Zinedine Zidane duket më pranë pankinës së Paris Saint-Germain, që mbrëmjen e djeshmë është mposhtur në Champions League nga Manchester City, duke humbur praktikisht edhe vendin e parë në grup. Gazeta Le Parisien flet për një takim, i cili u zhvillua mëngjesin e sotëm në një hotel parizian, mes ‘Zizou’, drejtorit Leonardo dhe CEO së klubit të kryeqytetit Jean-Claude Blanc.

Ideja e drejtuesve të Paris Saint-Germain është që në fund të sezonit të nënshkruajë me ish-trajnerin e Real Madrid; sidoqoftë, pas humbjes së djeshme dhe deklaratave të Mauricio Pochettinos ("ka shumë zëra që qarkullojnë në botën e futbollit") për të ardhmen e tij, skenarët mund të ndryshojnë së shpejti dhe ardhja e Zidane mund të përshpejtohet.

Nuk është rastësi që, vetëm një ditë më parë, Zinedine Zidane doli përfundimisht nga gara për pankinën e Manchester United, zgjedhja e të cilëve, sipas tabloideve anglezë, ka rënë tek Rudi Garcia, aktualisht pa skuadër pas përfundimit të marrëdhënies me Lion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI