Flash

Video/ Sarri kthen titullarët, Lazio kualifikohet në Europa League: super Galatasaray, Leverkusen fiton me përmbysje

Lapsi.al 25 November 2021
Video/ Sarri kthen titullarët, Lazio kualifikohet në Europa League:

Mision i realizuar për Lazion, që në javën e 5 të grupit E të Europa League mposhti 0-3 Lokomotiv Moskë dhe u kualifikua në fazën me eliminim direkt: për të shmangur play-off-in dhe për të arritur raundin e 1/8, bardhekaltrit tani duhet të mposhtin Galatasaray në Olimpico. Pas një pjese të parë pa shumë emocione, ndeshja u vendos brenda 7 minutash, kur Immobile shënoi me dy penallti, e para në të 56' dhe e dyta në të 63'. Trisi i Pedros (87') mbylli historinë në Grupin E.

Kanë ardhur tashmë edhe verdiktet e para në javën e pestë të Europa League. Në grupin e Lazios, përveç bardhekaltërve, avancon edhe Galatasaray falë 4-2 ndaj Marsejës. Ndeshja direkte e javës së fundit do të vendosë për vendin e parë në grup, ndërsa francezëve u ka mbetur vetëm vendi i tretë që vlen kalimin në Ligën e Konferencës. Bayer Leverkusen dhe Betis Sevilla në grupin G rrëmbejnë gjithashtu kualifikimin, ndërsa Celtic Glasgow mbetet jashtë.

Group E Europa League

Galatasaray 4-2 Marseille

Lokomotiv Moscow 0-3 Lazio

Group F Europa League

FC Midtjylland 3-2 SC Braga

FK Crvena Zvezda 1-0 Ludogorets Razgrad

Group G Europa League

Bayer Leverkusen 3-2 Celtic

Real Betis 2-0 Ferencvaros

Group H Europa League

Dinamo Zagreb 1-1 Genk

Rapid Wien 0-2 West Ham United

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI