Flash

Domethënia e festës së 'çmendur; të Black Friday

Lapsi.al 26 November 2021
Domethënia e festës së 'çmendur; të Black Friday

Parimi i kësaj dite që njihet si e premte e zezë është ‘të bësh pazar, derisa të mos kesh më fuqi!’ Është dita kur turmat e blerësve ‘çmenden’ dhe pushtojnë qendrat tregtare për orë të tëra derisa të arrijnë të marrin atë që duan.

Dita e pazareve, më e famshmja në botë, vjen pas Ditës së Falënderimeve dhe përfaqëson hapjen zyrtare të sezonit të blerjeve për Krishtlindje.

E premtja e zezë do të thotë ulje drastike e çmimit të produkteve; radhë të stërgjata njerëzish, që presin për orë të tëra para dyerve të dyqaneve; dhe konsum deri në ekstrem…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia qëndrojnë në krye të toplistës, ku shpenzimet kapin shifra marramendëse, që arrijnë në miliona dollarë dhe paund. Kjo ditë konsiderohet si një strategji e menduar mirë nga kompanitë tregtare për të rritur shitjet në periudhën e fundvitit.

Dekada më parë, e “premtja e zezë” niste rreth orës 6 të mëngjesit, por në vitet 2000, kur vërshimi i turmës së blerësve nisi të bëhej gjithmonë e më i pakontrollueshëm, qendrat tregtare dhe dyqanet vendosën të hapnin dyert më herët.

Viti 2011 shënon kulmin e blerjeve gjatë kësaj dite dhe, që nga ajo kohë, dyqanet hapen që në mesnatë për konsumatorët.

Por, si u vendos ky emër ditës së pazareve më të famshme në botë?

Origjina vjen nga Filadelfia, ku etiketimi “e premte e zezë” përshkruante ngarkesën e madhe të trafikut pas Ditës së Falënderimeve. Më vonë, kjo nisi të marrë një tjetër kuptim, atë të shitësve përfitues, të cilët në mënyrë figurative simbolizonin të zezën.

Të këshilluara

A duhet ta krahasojmë seksin me palestrën?

Është një fakt i njohur se ky akt intim rrit rrahjet tona të zemrës, rrit ritmin tonë metabolik dhe forcon muskuj të caktuar. Por kur bëhet fjalë për bollëkun e...

15:49

Ndarja, mania më e re e markave gjigande

Ndarja është mania më e re për kompanitë gjigante globale. Johnson & Johnson, Toshiba dhe GE njoftuan planet për t'u ndarë në shumë entitete këtë javë. Tren...

14:00

Njihuni me 10-të filmat më të mirë korean

Megjithëse filmat koreanë kanë mbajtur gjithmonë një audiencë të përkushtuar, krijimi i dramave televizive të suksesshme si "Squid Game" dhe filmat fitues të Ac...

17:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI