Flash

Gafa me shqiponjën me një kokë/ Rama pro apo kundër bashkimit me Kosovën?

Lapsi.al 26 November 2021
Gafa me shqiponjën me një kokë/ Rama pro apo kundër
Edi Rama ka bërë sot një "lapsus" që do të konsiderohej gafë për çdo politikan serioz i cili e mat peshën e fjalës. I pyetur nga gazetarja Kaltrina Zymberi e TV Dukagjini lidhur me mospajtimet e dy kryeminstrave për Ballkanin e hapur Rama u munda të luajë me metaforën e Shqiponjës me dy koka. “Njëra kokë sheh nga njëra anë – një kokë në anën tjetër, por të dyja i mban drejt një trup i vetëm. Është mirë kur shqiponja ka dy koka sepse kështu nuk kapemi në befasi" tha Rama në konferencën e shtypit përkrah Kurtit. [video width="1252" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/IMG_0067.mp4"][/video] Por në kurthin e krahasimit që shpiku vetë kryeministri nxori një konkluzion shumë provokativ. Sipas tij rreziku qëndron kush Shqipëria dhe Kosova të bashkohen duke u shndërruar në një shqiponjë me kokë të vetme: "Atëhere rrezikojmë të kafshojmë veten” nënvizoi ai.  Lexo me tej: Dy fytyrat e Ballkanit të Hapur/ Vuçiç i merr armë Putinit, Rama flet për prodhimet bujqësore Kjo deklaratë shumë ambige binte krejtësisht ndesh me atë që Edi Rama tha më pas gjatë së njëjtës konferencë duke parashikuar se: “Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro”. Ky qëndrim erdhi fill pas një sondazhi që Euronews botoi të enjten në "Barometër" ku rezultonte se 80% e shqiptarëve janë por bashkimit kombëtar.

Debati për “Ballkanin e Hapur/ Rama: Shqiponja është me dy koka, por me një trup që qëndron drejt

Po atëherë pyetja është kujt Edi Rame i duhet besuar: atij që do votonte në një referendum pro bashkimit, apo atij që ka frikën se Shqiponja kur të bëhet me një kokë do të hajë trupin e saj, sikurse duket se thotë në videon më sipër. Po të shihet i gjithë mesazhi i konferencës për shtyp loja me metaforën e Shqiponjës duket se është një lapsus, prandaj ajo nuk duhet marrë me seriozitetin e deklarimit të një politikani serioz. Edi Ramën e mori me vete, pa u menduar, rrjedha e krahasimit të vet që e bëri të mbarrijë në konkluzionin se një bashkim i mundshëm mund ti dëmtojë shqipëtarët. Por në këtë përfundim ai arriti falë manisë së tij për protagonizëm dhe egzibicionit me të çuditur me elokuencën e panevojshme.  Falë zoti që më pas u pyet drejtpërdrejt për  çështjen e referencumit duke iu dhënë mundësia ta korrigjonte gafën për rreziqet e bashkimit. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI