Flash

Cili është përbërësi që shkakton tharje të lëkurës në mot të ftohtë

Lapsi.al 27 November 2021
Cili është përbërësi që shkakton tharje të

Sa herë që kërkon të blesh një krem të ri për lëkurën dhe kontrollon listën e përbërësve të tij, në shumicën e rasteve alkooli është ai që duhet ta shmangësh me çdo kusht. Jo vetëm sepse ndikon në tharjen e lëkurës në sipërfaqe, por shkatërron edhe më shumë se kaq, heq yndyrën, e cila është mjaft e domosdoshme për lëkurën. Po ashtu alkooli, duke tharë lëkurën, shkatërron të gjitha proteinat dhe lëndët e shëndetshme që i nevojiten lëkurës.

Alkooli është shkatërrues i lëkurës, por aq më tepër nëse e përdor atë në mbrëmje.

“Alkooli është një term i përgjithshëm, i cili zakonisht i referohet etanolit”- thotë Dr. Jessica Weiser nga Grupi i Dermatologëve të New York-ut. “Është një zinxhir shumë i shkurtër molekulash, të cilat mund ta thajnë dhe ta ashpërsojë lëkurën. Po ashtu, alkooli eliminon yndyrën natyrale që shërben për ta mbrojtur dhe për të ruajtur shkëlqimin.”

Kjo nuk është aspak një gjë e mirë, madje as për lëkurat e yndyrshme, sepse duke eliminuar yndyrën natyrale, lëkura do të thahet shumë shpejt dhe do të fillojë të krijojë rrudha. Kjo nuk është ajo që do në të vërtetë, apo jo.

Megjithatë, ka një zgjidhje edhe për këto raste, këshillojnë dermatologët. Sa herë që të duhet një përbërës për lëkurë, këshillohet që në etiketë të shikosh të gjitha produktet me përmbajtje alkoolesh yndyrore dhe variante të tyre, të cilat janë të padëmshme dhe nuk e lejojnë lëkurën të thahet. Zakonisht, këto lloj alkoolesh e mbajnë në gjendje neutrale yndyrën e fytyrës, por janë të dobishëm për të mbajtur fytyrën të hidratuar.” - thotë Dr. Weiser (dermatology), kështu që nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

Këshillë: Ki kujdes që sa herë përdor produkte të tilla, të ruash zonën e syve, sepse çdo lloj alkooli është i dëmshëm për sytë dhe mund të të shfaqë infeksione nga më të ndryshmet.

Të këshilluara

A duhet ta krahasojmë seksin me palestrën?

Është një fakt i njohur se ky akt intim rrit rrahjet tona të zemrës, rrit ritmin tonë metabolik dhe forcon muskuj të caktuar. Por kur bëhet fjalë për bollëkun e...

15:49

Ndarja, mania më e re e markave gjigande

Ndarja është mania më e re për kompanitë gjigante globale. Johnson & Johnson, Toshiba dhe GE njoftuan planet për t'u ndarë në shumë entitete këtë javë. Tren...

14:00

Njihuni me 10-të filmat më të mirë korean

Megjithëse filmat koreanë kanë mbajtur gjithmonë një audiencë të përkushtuar, krijimi i dramave televizive të suksesshme si "Squid Game" dhe filmat fitues të Ac...

17:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI