Flash

Hetimi i plusvalencave, Agnelli e Nedved në telashe: bilance false për mbi 59 milionë euro e 42 operacione merkato

Lapsi.al 27 November 2021
Hetimi i plusvalencave, Agnelli e Nedved në telashe: bilance false për

Kontrollet e ushtruara, mes Torinos dhe Milanos, nga Guardia di Finanza në ambientet e Juventusit në lidhje me hetimin e Prisma, për krimin e dyshuar të kontabilitetit të rremë, ka tronditur botën bardhezi. Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos, raporton Gazzetta dello Sport, 42 transaksione në treg për lëvizje të barabarta me rreth 50 milionë euro: këtu përfshihet edhe shkëmbimi Pjanic-Arthur i kryer me Barcelonën në verën e vitit 2020.

Gjithçka filloi me punën e kryer nga Covisoc dhe Prokuroria Federale më 27 tetorin e kaluar për përfitime të mundshme fiktive kapitale që synonin rregullimin e boshllëqeve në buxhet: 62 transferta të futbollit italian, nga të cilat, 42 përfshijnë Juventusin. Nga analiza e dokumenteve, shkruan Rosea, doli në pah se klubi kishte prodhuar dokumentacion që lidhej me kalimin e parave vetëm për 3 raste. Prej aty nisi hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila informoi edhe Consob, duke qenë se Juventus është i kuotuar në bursë.

"Fiamme Gialle', gjatë kontrollit në selitë e Juventus, po rikuperojnë dokumente në lidhje me shitje-blerjen e lojtarëve dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për vitet 2019-21. Presidenti Agnelli, zëvendës/presidenti Nedved, ish-drejtori Paratici dhe tre drejtues të dhe ish-drejtues të tjerë bardhezinj të zonës financiare janë nën hetim me hipotezën e kontabilitetit të rremë dhe faturimit të rremë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI