Flash

Partizani "fatal" për Martinin: dorëheqje e pranuar, Teuta i uron më të mirën... për të ardhmen

Lapsi.al 27 November 2021
Partizani "fatal" për Martinin: dorëheqje e pranuar, Teuta i

Përmbysja në minutat e shtesë në ndeshjen me Partizanin mbrëmjen e djeshme i ka kushtuar pankinën teknikut të Teutës Edi Martini, që menjëherë pas ndeshjes është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen nga pankina. Klubi mori pak kohë për të shqyrtuar situatën, por mëngjesin e sotëm ka zyrtarizuar largimin e teknikut shkodran, duke i uruar më të mirën për të ardhmen.

"Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini", shkruan komunikata e durrsakëve. Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta nisi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkëmbin me një kontratë dy vjecare. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem. Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021.

"Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një tur të Uefa Conference League por fitoi edhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznisë, por me ecurinë jo të mirë gjatë 10-të javëve të para të kampionatit Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë trajerin, Eduard Martini, për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen!

Teuta pas përmbushjes së javës së parë të Superiores ishte ndalur në 13 pikë, 7 pas Tiranës kryesuese, që tashmë ka mundësinë të arratiset duke krijuar një hendek të vërtetë me ndjekësit e tjerë (sfidë e vështirë edhe për Vllazninë me Lacin) duke e bërë një garë dyshe me Kukësin cështjen e titullit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI