Flash

Video/ "Rama largohu nga këtu": Tifozët e Partizanit përzenë drejtorin pas fitores, por Olsi këmbënguli të ishte

Lapsi.al 27 November 2021
Video/ "Rama largohu nga këtu": Tifozët e Partizanit

Fitorja në minutën e 97 me përmbysje kundër Teutës nuk e qetëson atmosferën në kampin e Partizanit, që e kishte kontestuar skuadrën e drejtuesit e saj edhe pas barazimit me Lacin një javë më parë. Këtë herë, ultrasit sic duket kanë parë karakter në dy golët në shtesë që sollën fitoren e dytë në këtë kampionat dhe kanë kërkuar që lojtarët t'i afrohen rrethimit të sektorit të tyre.

Një lloj afrimi me skuadrën, por status quo ka mbetur e njëjtë me Olsi Ramën, drejtorin e përgjithshëm të klubit. Kur tifozët i bënë me dorë futbollistëve të afroheshin te rrethimi atje shkoi edhe drejtori Rama, por tifozët nuk ngurruan t’i bënin shenjë që të largohej nga kjo diskutimi i improvizuar me lojtarët. Ai gjithsesi iu bashkua bisedimit dhe në fund tifozët e mbyllën me duartrokitje për ekipin këtë komunikim të çuditshëm e të pazakontë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI