Flash

"Na shpëtoi Bakaj": Shkëmbi pranon "varësinë" nga portieri rezervë

Lapsi.al 28 November 2021
"Na shpëtoi Bakaj": Shkëmbi pranon

Nëse nuk do të ishte dëmtuar Harizaj ndoshta askush nuk do ta kishte kuptuar rëndësinë e Edvan Bakajt, që nga pankina ka ardhur për tu bërë shpëtimtari i Dinamos në ndeshjet e fundit, përfshirë kualifikimin me penallti në Kupë: "Unë mendoj që për trajnerin nuk ka vështirësi, në futboll luajnë ata që bëjnë më mirë, në ndeshje që luajnë dhe nëse Bakaj vazhdon kështu që na jep siguri dhe na ka ndihmuar apo shpëtuar patjetër do të jetë ai lojtari që do të vazhdojë të luajë".

Tekniku Bledi Shkëmbi natyrisht që ndalet edhe tek fitorja duke e patur të qartë se këtë herë një tjetër rezultat nuk do të kishte alibi: ”Fitore minimale, por kishim shumë nevojë për 3 pikët. Bëmë një pjesë të parë deri diku jo të mirë, në të dytën bëmë më mirë, patë mundësi të bënim 2-0. Në fund vuajtëm, na shpëtoi Bakaj me meritë, por pavarësisht pjesës së parë o të mirë kishim nevojë për 3 pikët".

E megjithatë, në fund tekniku kujton me ankth panikun që pati në penalltinë e akorduar e më pas korigjuar nga VAR, me të tijtë që deri në atë moment kishin dështuar të mbyllnin ndeshjen: "Fundi i ndeshjes: Në fund mendova që po shkonte gjithçka në erë, gjithçka e pasigurt, e mendon çdo trajner. Kishte momentet që duhej shënuar goli i dytë, me pak besim më shumë. Nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen, e vumë në diskutim në minutat e fundit - shpjegoi Shkëmbi -. Ju e dini që unë nuk flas për arbitrat, penalltinë po e quaj që me të drejtë VAR e anuloi, por kishim raste të shënonim më shumë. Ne punojmë nga goditjet standarde, ne punojmë për minutat e fundit pasi duhet të jesh i qetë. Në fund themi që futbolli është dhe fat dhe nëse se ke kundër e humbën”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI