Flash

Hetimi i Prokurorisë për Juventus, përfshihen edhe menaxherët: dalin edhe emrat e Mendes e Raiolas

Lapsi.al 29 November 2021
Hetimi i Prokurorisë për Juventus, përfshihen edhe

Jo vetëm plusvalencat, hetimi i Prismas që përfshin Juventusin shtrihet edhe tek menaxherët e lojtarëve. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, hetuesit po punojnë gjithashtu për "shërbimet e ofruara nga disa menaxherë të përfshirë si ndërmjetës", siç thuhet në njoftimin për shtyp të së premtes nga Prokuroria, që mund të kenë pasur mandate fiktive për disa operacione. Sipas akuzës, përgjimet nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se disa menaxherë janë paguar për disa operacione merkato që nuk ekzistojnë në tregun e transfertave dhe se Juventusi ka përdorur vazhdimisht ndërmjetës apo menaxherë të “besuar”.

Ndër menaxherët në listën e pagesave të klubit të Juventusit, bien në sy emrat e Jorge Mendes dhe Mino Raiola. I përfshirë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili përmendet në dekretin e kontrollit për një marrëveshje private në lidhje me marrëdhëniet ekonomike mes portugezit dhe Juventusit që Guardia di Finanza, me rekomandimin e prokurorit të Torinos, mori detyrën për të kërkuar dhe rikuperojë gjatë kontrolleve në zyrat e klubit.

Nga ana tjetër, Raiola, i cili futi në xhep 10.5 milionë për “shërbime lehtësuese” për cështjen De Ligt, përfundoi në objektivin e hetuesve mbi të gjitha për transferimin e Franco Tongyas, i përfshirë në një transaksion shkëmbimi me Marsejën që Prokuroria e përcakton "si pasqyrë”, pra pa lëvizje të parave. Juventus njoftoi dje se “Kemi besim se do të sqarohet”, por prokurorët po hetojnë dhe hetimet po zgjerohen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI