Flash

Tifozët i kërkojnë të nxjerrin bo**t, Immobile reagon: "Kërkojmë ndjesë, ndeshje e papranueshme"

Lapsi.al 29 November 2021
Tifozët i kërkojnë të nxjerrin bo**t, Immobile reagon:

Ciro Immobile nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar 4-0 e pësuar kundër Napolit mbrëmjen e djeshme: “Tifozët kanë të drejtë që na kërkojnë të tregojmë atributet, ishte turp të shihje këtë shfaqje nga ana jonë”, tha kapiteni i Lazios për Dazn. Kërkojmë falje, paraqitje të tilla nuk janë të pranueshme, ndeshjen e bëri vetëm Napoli, është e vështirë edhe të flasësh për të. Ajo që na mërzit është se në mundësitë tona janë ndeshje të shkëlqyera dhe mbrëmje të shkëlqyera, jemi skuadra që kemi fituar më shumë pas Juventus në vitet e fundit, duhet ta nxjerrim dhe ta tregojmë pa asnjë justifikim. Trajneri po punon mirë dhe po përpiqet të përshpejtojë mekanizmat e tij, por pa qëndrimin e duhur shkon në Napoli dhe bën këtë figurë”.

Sa për ndeshjen, Napoli e mposhti 4-0 Lazion në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 14 të Serie A, duke u kthyer i vetëm në krye të renditjes. Ndeshja u vendos në një pjesë të parë të dominuar dukshëm nga napoletanët, që kaluan në avantazh pas vetëm 7' minutash me Zielinskin e pastaj rrumbullakosën rezultatin me dy perla të Mertens (10' e 29'). Në pjesën e dytë të besuarit e Spallettit ulën disi ritmet e rrezikuan më pak, por shënuan pokerin në minutën e 85' me Ruiz.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI