Flash

Udhëtojnë për 31 orë, ndeshja shtyhet nga bora: Kane fton në Londër çiftin amerikan

Lapsi.al 29 November 2021
Udhëtojnë për 31 orë, ndeshja shtyhet nga bora: Kane fton
Një udhëtim i gjatë 31 orë, nga Dallas në Londër dhe më pas në Burnley, me befasinë e ndeshjes të shtyrë një orë para fillimit për shkak të stuhisë së borës. Është historia e një çifti amerikan, Ken dhe Brandi Saxton, të cilët i lanë shumë përshtypje sulmuesit të Tottenham, Harry Kane, i cili ka vendosur t'i presë së shpejti në një ndeshje në shtëpi në Londër. "Nga Dallas në Londër pastaj në Burnley (pothuajse arritëm) 31 orë - pa gjumë - të ushqyer me kafe, cracker djathi dhe prapë kafe. Për ditën e ndeshjes janë parashikuar temperatura të akullta e borë. Këtro janë gjërat që bën kur dashuron klubin tënd @SpursOfficial", ka qenë tweet i personit, të cilit sulmuesi anglez iu përgjigj: "Sapo mora këtë postim në Twitter dhe jam absolutisht i dëshpëruar për ju! Për angazhimin tuaj dhe për të rikuperuar anulimin e ndeshjes, ju ftoj në një ndeshje në shtëpi si të ftuarit e mi, kur të jeni përsëri në Londër”. Çifti, aspak i mërzitur, u ngushëlluan duke kaluar disa orë në një pub anglez. Më pas i thanë lamtumirë Burnleyt, duke vizatuar mbi dëborë fjalët Coys (Come on you Spurs!, domethënë forca Tottenham): "Asnjë mërzi Burnley. Shpresoj të kthehem në Turf Moor një ditë" ishte postimi i Ken Saxton.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI