Flash

Zyrtare/ Habit Manchester United: Rangnick trajner deri në fund të sezonit, pastaj dy vjet këshilltar

Lapsi.al 29 November 2021
Zyrtare/ Habit Manchester United: Rangnick trajner deri në fund të
Tani është zyrtare: Ralf Rangnick është trajneri i ri i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit. Këtë e kanë bërë të ditur Djajtë e Kuq përmes një njoftimi zyrtar. Pas kësaj periudhe, trajneri gjerman do të mbajë një rol si këshilltar brenda klubit edhe për dy vite të tjera. Michael Carrick, i cili zëvendësoi përkohësisht të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer, do të qëndrojë në detyrë derisa Rangnick të marrë lejen e qëndrimit. “Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe jam i përqendruar që këtë sezon të jetë një sukses për klubin – tha trajneri gjerman – Skuadra është plot talent dhe ka një ekuilibër të madh mes rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të përqendrohen për t'i ndihmuar këta lojtarë të realizojnë potencialin e tyre, si individualisht dhe mbi të gjitha si ekip. Gjithashtu pres me padurim të mbështes objektivat afatgjata të klubit si konsulent”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI