Flash

I detyruan të luanin me 9 lojtarë gjithsej ndaj Benfikës: Belenenses hedh në gjyq Ligën portugeze

Lapsi.al 30 November 2021
I detyruan të luanin me 9 lojtarë gjithsej ndaj Benfikës:

Presidenti i Belenenses, skuadra portugeze që po lufton me një vatër të vërtetë infeksioni të Covid-19 që ka shpërthyer në klub, ka njoftuar zyrtarisht planet për të paditur zyrtarin e Ligës portugeze, i cili tha se ekipi i tij dëshironte edhe vetë të luantë fundjavën e kaluar, pavarësisht se kishte vetëm nëntë lojtarë në dispozicion.

Belenenses humbi nga Benfica 7-0 mbrëmjen e së shtunës, ndeshja u ndërpre në fillim të pjesës së dytë pasi skuadra vizitore mbeti me vetëm gjashtë lojtarë. Beleneses jo vetëm që kishte 9 lojtarë për ta nisur lojën në fillim, por mes tyre dy ishin portierë dhe tre nga të rinjtë.

Rui Pedro Soares tha se do të ndërmarrë veprime ligjore sepse raporti i përgatitur nga zyrtari i Ligës thotë në mënyrë të pasaktë se klubi pranoi të luante pavarësisht situatës. Benfica nga ana e saj lëshoi një deklaratë në të cilën foli për "një nga episodet më të trishta në historinë e futbollit portugez".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI