Flash

Menaxheri i Lewandowskit, shton dozën polemikave: "Topi i Artë nuk i përket Messit"

Lapsi.al 30 November 2021
Menaxheri i Lewandowskit, shton dozën polemikave: "Topi i Artë

Topi i Artë dhe vendimi për tia dhënë Lionel Messit vazhdon të krijojë polemika të forta, që me shumë se kundërshtime janë akuza ndaj organizatorëve të France Football. Pasi shpërthyen të parat mediat në Gjermani e Poloni, tani ka menduar menaxheri i Lewandowskit, Pini Zahavi, për të shtuar dozën e polemikave, duke i thënë fjalët ashtu si i mendon (në fakt jo vetëm ai) në lidhje me Topin e Artë.

"Përgëzime Lionel Messit, një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por Topi i Artë 2021 nuk i përket atij. Jo këtë herë. Topi i Artë i përket Robert Lewandowskit. Nuk po them se u vodh, por ai është njeriu që e meriton. Nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e këtij eventi prestigjioz të futbollit. E hëna duhej të përfundonte me festimin e Topit të Artë të parë të Robertit”, ka thënë ai, duke iu referuar shifrave që flasin qartë për polakun në krahasim me argjentinasin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI