Flash

Video/ Me Gjimshitin në fushë, Atalanta e pandalshme: poker Venezias, fiton me përmbysje Fiorentina

Lapsi.al 30 November 2021
Video/ Me Gjimshitin në fushë, Atalanta e pandalshme: poker Venezias,

Poker e spektakël nga Atalanta. Në ndeshjen e javës së 15 të Serie A, skuadra e Gasperinit mposhti 4-0 Venecias, duke marrë fitoren e katërt radhazi dhe kap për momentin Interin me 31 pikë. Në stadiumin Gewiss, Pasalic është protagonisti i madh. I frymëzuar nga veprimet e Ilicic dhe Muriel, kroati vendosi ndeshjen me një trigolësh fantastik (7', 12', 68'), me Koopmeiners (57') që shënoi golin tjetër. Në sfidën tjetër, Fiorentina kaloi 3-1 Sampdorian dhe i afrohet përkohësisht zonës së Europa League. Në Franchi, Sampdoria kaloi në epërsi në të 15 me Gabbiadinin, por skuadra e Italianos u rikthye që në pjesën e parë me Callejon (23'), Vlahovic (32') dhe Sottil (45').

Nella quindicesima giornata di Serie A, la Fiorentina batte 3-1 la Sampdoria e si avvicina momentaneamente alla zona Europa League. Al Franchi, i blucerchiati passano in vantaggio al 15' con Gabbiadini, ma la formazione di Italiano rimonta già nel primo tempo con Callejon (23'), Vlahovic (32') e Sottil (45'). In attesa della Roma, i toscani salgono a 24 punti, a -1 dal quinto posto occupato dai giallorossi, mentre i liguri restano a quota 15.

ATALANTA 4-0 VENEZIA

Atalanta vrapon. Në stadiumin "Geëiss" bergamaskët heqin qafe pa probleme Venecian dhe, për momentin, kapin Interin në vendin e tretë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 7 falë Pasalic i shërbyer magjishëm nga Ilicic. Është gjithnjë kroati, 5' më vonë, që dyfishoi shifrat këtë herë i asistuar nga Muriel. Në fushë është një dominim evident i Deas. Në pjesën e dytë skuadra e Zanettit tentoi të reagojë, por ishin ende lojtarët bergamask ata që goditën: në minutën e 57, goditja tokazi e Koopmeiners përfundoi në këndin në të majtë të Romeros. Për holandezin ishte goli i parë me fanellën e Atalantës. Por nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 67 Pasalic bëri tris, duke shfrytëzuar në maksimum një tjetër asist të Muriel. Provë tjetër e mirë e Gjimshitit, që kur është rikthyer pas dëmtimit, i zëvendësuar në minutat shtesë nga Toloi.

FIORENTINA 3-1 SAMPDORIA

Nuk kishte nisur në mënyrën më të mirë mbrëmja e Fiorentinës. Gabbiadini kaloi në avantazh Sampdorian në minutën e 15' me një goditje të shkëlqyer me kokë, në një asist preciz të të zakonshmit Candreva. Më pas skuadra e Italianos ndërroi marshin: fillimisht barazimi i Callejon dhe menjëherë më pas golat e Vlahovicit dhe Sottilit për përmbysjen finale, të gjithë të realizuar në pjesën e parë. Pas rifillimit skuadra Viola bëri një menaxhim të shkëlqyer, duke tentuar madje të shënonin edhe golin e katërt, por pa sukses. Përfundoi 3-1, me vendin e 6 provizor të Fiorentinës, në pritje të ndeshjeve të Juves dhe Lacios. Ndërkohë, Sampdoria ndalon në vend, pas 2 fitoreve të fundit me Salernitanan dhe Veronën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI