Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Varianti i ri, presidentja e KE: Vendet e BE-së ta bëjnë vaksinimin me detyrim

Lapsi.al 1 December 2021
Varianti i ri, presidentja e KE: Vendet e BE-së ta bëjnë

Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm në përgjigje të përhapjes së variantit “shumë ngjitës” Omicron” në të gjithë Evropën. Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.

E pyetur nëse e mbështeti qeverinë greke në vendosjen e një gjobe mujore prej 100 € për personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid-19, Von der Leyen tha se përhapja e sëmundjes dhe mungesa e vaksinimit në pjesë të BE-së nënkupton se vaksinimi i detyrueshëm duhej të ishte në tryezë si një përgjigje e politikës.

Të këshilluara

Dënohet me tre vite burg gruaja e El Chapos

Gjykata e Uashingtonit ka dënuar me 3 vite burg gruan e narko-bosit meksikan Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si El Chapo. Ajo është dënuar me kaq vite, pasi ka...

11:51

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI