Flash

Video/ Inter nuk ndalet më, 2-0 ndaj Spezias e fitorja e tretë radhazi: Miha i bën "shaka" të hidhur Mourinhos

Lapsi.al 1 December 2021
Video/ Inter nuk ndalet më, 2-0 ndaj Spezias e fitorja e tretë

Interi mposhte 2-0 Spezian, ndërsa Roma rrëzohet në Bolonja, në javën e 15 të Serie A. Skuadra e Inzaghit shënoi fitoren e tretë radhazi, duke vijuar ecurinë drejt kreut të klasifikimit. Zikaltrit dominuan që në minutat e para të lojës, e zhbllokuan në minutën e 36 me Gagliardinin dhe më pas dyfishuan në pjesën e dytë falë penalltisë së Lautaro (58'). Bolonja, në sfidën tjetër mposhti Romën 1-0 dhe sheh vendin e pestë të zënë nga verdhekuqtë shumë afër (-1). Pjesa e parë në Dall’Ara i pa emilianët në avantazh falë një goli të Svanberg në minutën e 35, me Abrahamin (i pezulluar për ndeshjen e së shtunës kundër Interit) që humbi dy raste të mira në pjesën e parë. 45 minutat e dyta ishin të komplikuar për djemtë e Mourinhos, të cilët u treguan të rrezikshëm me Mkhitaryan në dy raste; por kjo nuk mjaftoi.

INTER 2-0 SPEZIA

Një tjetër 2-0 krejtësisht nën kontroll, fitorja e tretë radhazi në kampionat - hera e parë me Inzaghin - dhe ndjesia e të qenit mjaft të pjekur për të kompensuar mungesat e rënda. Në ajrin e ngrirë të Meazzas, Inter mposhti 2-0 një Spezia, të cilën - duhet thënë - ish-Thiago Motta e futi në një version eksperimental (ndoshta duke menduar për Sassuolo të dielën) dhe ushtroi presion të mëtejshëm ndaj Milanit dhe Napolit, të angazhuar në mbrëmje. Ashtu si në Venecia të shtunën, vendosën golat e një anësori (këtë herë Gagliardini) e një penallti (e pesta në 4 ndeshjet e fundit) nga Lautaro, që largoi Calhanoglu nga pika e bardhë për ta goditur vetë. Në pritje të rikuperimit të disa pjesëve në mbrojtje, Inzaghi e sheh skuadrën e tij gati për transfertën e dyfishtë Roma-Madrid që duhet të vërtetojë kapërcimin në cilësi.

BOLOGNA 1-0 ROMA

Roma bie në Bolonja. Goli i Svanberg në pjesën e parë ishte vendimtar. E krahas dëmit, ka ardhur edhe befasia: Abrahami është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do t'i mungojë Mourinhos në ndeshjen kundër Interit në javën e ardhshme. Epërsia e vendase erdhi falë Svanberg, autor i një goli nga hyrja e zonës në minutën e 35'. Roma tentoi të reagojë dhe krijoi disa mundësi, të rigjallëruar nga hyrja e Cristantes në pjesën e dytë, por Skorupski bëri shpëtimtarin. Të paralajmëruarit Abraham dhe Karsdorp, janë skualifikuar dhe do të mungojnë kundër Interit. Bologna e Mihajlovic vazhdon të ëndërrojë dhe kalon në -1 nga verdhekuqtë. 25 pikë për Romën, 24 për Bolonjën, po aq sa Juventusi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI