Flash

Mazrekaj rikuperon, Josa merr frymë: kosovari nga minuta e parë me Dinamon

Lapsi.al 2 December 2021
Mazrekaj rikuperon, Josa merr frymë: kosovari nga minuta e parë me

Në Shkodër erdhi edhe humbja e parë nën drejtimin e Mirel Josës, por Laci i tij edhe në Loro Borici nuk është se zhgënjeu, madje në disa raste i shkoi fare pranë barazimit. Kundër Vllaznisë nuk është asnjëherë e lehtë e ndoshta nga këtu ka nisur bindja e teknikut kryeqytetas për të mos ndryshuar formacionin, pavarësisht 1-0 së marrë të shtunën. Pas dëmtimit penalizues para ndeshjes, rikthehet i gatshëm Mentor Mazrekaj, që qetëson në këtë mënyrë Josën, që mund të besojë tek lojtari më me kualitet që ka në skuadër.

Ai që tekniku prêt me padurim është Harmon, një nga ata që cajnë mbrojtjet kundërshtare, por liberiani nuk ka ende 90 minutat në këmbë dhe megjithë aktivizimet e vazhdueshme të Josës vuan mbetjet e një kohe të gjatë ndalese për shkak të burokracive të dokumentacionit. Kështu, sërisht Guindo do të udhëheqë sulmin i mbështetur nga Lushkja, Zarubica e pikërisht Mazrekaj. Porta është sërisht e Dajsinanit, që vazhdon të performojë në nivele të larta, i mbrojtur nga katërshja Roganovic, Ignjashevic, Malota e Velija, që digë përpara do të kenë dyshen Shehu-Deliu.

Me këtë sistem në 7 ndeshje kurbinasit kanë pësuar vetëm 3 gola dhe është një garanci për bardhezinjtë që duan të kthehen sa më shpejt në kursin e fitores, për të ndjekur Europën, edhe pse Dinamo nuk është aspak një kundërshtar i thjeshtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI