Flash

Rama "i mashtroi" dy vjet më parë, Liga Profesioniste e FSHF i kthehen Ligjit të Sponsorizimit

Lapsi.al 2 December 2021
Rama "i mashtroi" dy vjet më parë, Liga Profesioniste e FSHF

“Sot, ndodhemi në një situatë jo normale, të pazakontë e të padëshiruar. Është bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre, jo vetëm futbollistët profesionistë, por edhe fëmijët kanë mbetur pa dashurinë e tyre të madhe: FUTBOLLIN”. Me këto fjalë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në shtator të vitit të kaluar iu drejtua Qeverisë, për bojkotin e klubeve të Superiores, për shkak të mosrealizimit të premtimeve që Kryeministri Edi Rama pati bërë në tryezën e përbashkët në mars 2019. Ai bojkot u mbyll me premtimin se do të zgjidheshin cështjet e rëndësishme të piketave që kishte vënë FSHF e Liga Profesioniste e Futbollit, por asnjë nga kërkesat thelbësore të sportit nuk u përmbushën nga Qeveria Rama, që në këtë mënyrë "mashtroi" topin që nisi të lëvizë në bazë fjalësh e jo veprash.

Tani, Liga Profesioniste dhe Federata Shqiptare e Futbollit, kanë vendosur t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar. Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar. Sa për kujtesë ajo cfarë kërkon futbolli, është ndryshimi në ligjin e sponsorizimeve, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi. Një tjetër pikë është përfshirja e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masë 6%, njësoj si sektorët e bujqësisë e turizmit. Ndërsa, ajo ku të gjithë bien dakord është falja e gjobave e kamat-vonesave për detyrimet fiskale të klubeve. Në fund, por jo për nga rëndësia, është zgjatja e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 në 10 vjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI