Flash

Xhixha nuk ia del, Shehi përsëri me më të kontestuarin: një dilemë për tu zgjidhur ndaj Egnatian

Lapsi.al 2 December 2021
Xhixha nuk ia del, Shehi përsëri me më të kontestuarin:

Një humbje e një barazim në dy daljet e fundit e kanë reduktuar në vetëm një pikë avantazhin e Tiranës nga ndjekësit, duke shtuar presionin mbi bardheblutë, që ndjejnë nga pranë dihatjen e Kukësit. Mbi këtë pikë ka punuar me të tijtë Orges Shehi, një që luhatjet e futbollit i njeh mirë e që po mundohet ta bëjë skuadrën ta kapërcejë me sa më pak kosto. Problemi është se Redon Xhixha nuk ia del të jetë, duke e lënë jetim Tiranën nga sulmuesi më në formë. Kurbinasi ka ndjerë përsëri shqetësim dhe nuk e ka patur të mundur të dilte në stërvitje, gjë që e përjashton në mënyrë absolute nga formacioni për ndeshjen me Egnatian.

Sipas stafit mjekësor, Xhixha duhet të dalë në stërvitje javën e ardhshme, por mbetet për tu parë si do të përgjigjet fiziku i tij që Shehi ta llogarisë në forcë për ndeshjen në shtëpi kundër Kastriotit në 7 dhjetor. Kështu, pa alternativa, ashtu si e ka shpjeguar edhe vetë, në sulm janë të sigurtë Seferi e Ngo’o. Anglezi vazhdon të vuajë pasojat e Covid, por është duke shtrënguar dhëmbët, për të ndihmuar skuadrën dhe për të rigjetur formën. Me Bekajn e katërshen e konsoliduar defensive Tosevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci, dilemat e teknikut janë vetëm një: të luajë me një mesfushor më shumë për ti dhënë asistencë Totre, Limajt e Hotit me xholin Toli, apo ti japë startin Gjumsit, që nuk është se ka zhgënjyer, për tridhëmbëshin e zakonshëm ofensiv.

Behirachte në anën tjetër ka rikuperuar dëmtimin dhe është stërvitur me grupin dhe në bazë të formës, Shehi mund ta preferojë në qendër të mbrojtjes, port a spostuar Najdovskin më përpara. Duhet patur parasysh se Egnatia në kryeqytet i ka marrë barazimin 25 herë kampionëve dhe pas dy ndeshjeve pa fitore, Shehi nuk dëshiron aspak që ti ndodhë përsëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI