Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Merkel emocionohet në ceremoninë e lamtumirës pas 16-vjetësh në pushtet

Lapsi.al 3 December 2021
Merkel emocionohet në ceremoninë e lamtumirës pas 16-vjetësh

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, është parë e emocionuar në ceremoninë e lamtumirës ushtarake që u mbajt në nderim të saj pas rreth 16 vitesh në pushtet. Në ceremoninë që tashmë është tradicionale për politikanët që largohen nga pushteti, kancelarja pati mundësinë që të zgjedhë edhe tre këngë.

Ajo zgjodhi një këngë të popullarizuar nga Hildegard Knef, të quajtur “For me it should rain red roses”, një himn të shekullit XVIII dhe një këngë të popullarizuar të Gjermanisë Lindore të këngëtares Nina Hagen.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, deklaroi Angela Merkel, duke mbajtur një fjalim të shkurtër lamtumire në ceremoninë e njohur si “Grosser Zapfenstreich” në Berlin.

Ushtria gjermane e nderoi kancelaren në largim Angela Merkel me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur këngët e zgjedhura nga vetë ajo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI