Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Biden paralajmëron Rusinë: Nuk do të pranoj vijat e kuqe ndaj Ukrainës

Lapsi.al 4 December 2021
Biden paralajmëron Rusinë: Nuk do të pranoj vijat e kuqe ndaj

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se ai nuk do të pranojë vijat e kuqe të vendosura nga Moska, ndërsa frika rritet se Rusia po planifikon një pushtim të afërt të Ukrainës. Presidenti amerikan tha se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Rusinë që të pushtojë fqinjin e saj.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar se zyrtarët e inteligjencës kanë frikë se një pushtim mund të fillojë në fillim të vitit 2022. Kjo vjen pasi Ukraina thotë se Rusia ka rritur ushtrinë e saj në kufi dhe ka grumbulluar rreth 94,000 trupa atje. Një video-telefonatë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe zotit Biden për të ulur tensionet pritet këtë javë. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se pret të ketë një diskutim të gjatë me liderin rus dhe paralajmëroi se ai nuk do të “pranojë vijat e kuqe të askujt”.

“Ajo që unë jam duke bërë është të bashkoj atë që besoj se është grupi më i plotë dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për zotin Putin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai do të bëjë,” tha Biden.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI